Arteta e pranon: Ata janë favoritët

- Bota Sot

Arteta e pranon: Ata janë favoritët

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka ndarë pritshmëritë e tij për ndeshjen e sotme që ekipi i tij luan në shtëpi kundër Notingem Forest në Premier Ligë.

Spanjolli vlerësoi kolegun e tij Ange Postecoglou, për të cilin ky do të jetë debutimi i tij në krye të Notingem:

“Pika e tij më e fortë është mënyra se si sillet.

Ai ka lënë gjurmë në ekip, ka një stil të qartë loje, jashtëzakonisht i këndshëm për t’u pare. Kam mësuar shumë prej tij.

Do të jetë një ndeshje e vështirë. Kur ka një ndryshim trajneri, duhet të përqendrohesh shumë më tepër te vetja”.

Arteta pranoi se për të, Liverpuli është ende favorit për titullin: “Ata janë padyshim më të fortët. Ata morën ndoshta dy lojtarët më vendimtarë që ishin në treg në Evropë: Florian Virc e Aleksander Isak.

Ata bënë shumë mirë që i transferuan ata. Ne kujdesemi për veten tonë dhe për atë që duhet të bëjmë për të qenë më të mirë se ata. Kaq është e gjitha!”, përfundoi tekniku.



Read it all at Bota Sot