Statistika më negative që do të kishte në Seria A

- Bota Sot

Statistika më negative që do të kishte në Seria A

Masimiliano Alegri është një ndër trajnerët më të njohur në Itali. Sfida e radhës mund të vendosë statistikën më negative për të, pas 509 ndeshjesh në Seria A.

Milani pret nesër Bolonjën dhe një humbje do të mbante numrin 100 për teknikun e kuqezinjve në elitën e futbollit italian.

Përballë ka Vinçenco Italiano, ndaj të cilit është po ashtu superiore. Për më tepër, çuditërisht Alegri nuk ka humbur asnjëherë përballje ndaj Bolonjës në Seria A.

Italiano ndërkohë nuk ka barazuar asnjë takim kundër Milanit, teksa numëron 4 fitore dhe 6 humbje. Statistika të veçanta, që e bëjnë këtë takim të paparshikueshëm.

Alegri ka mesataren 2 pikë për ndeshje në Seria A. Në 508 ndeshjet e zhvilluara deri tani, numëron 303 fitore dhe 106 barazime.

Takimet Alegri-Italiano

4 fitore Alegri
1 barazim
1 fitore Italiano
5 golat e shënuar nga skuadra e Alegri
3 golat e shënuar nga skuadra e Italiano

Takimet Alegri-Bolonja
16 fitore Alegri
7 barazime
0 fitore Bolonja
47 golat e shënuar nga skuadra e Alegrit
15 golat të shënuar nga Bolonja

Takimet Italiano-Milan

4 fitore Italiano
0 barazime
6 fitore Milan
13 golat të shënuar nga skuadra e Italianos
16 golat të shënuar nga Milan



Read it all at Bota Sot