Daku, më i miri i duelit në Rusi

- Bota Sot

Daku, më i miri i duelit në Rusi

Kur i vjen momenti, di ta shfrytëzojë.

Ky ishte vlerësimi I portierit rival, David Volk, për Mirlind Dakun, pasi ai I shënoi gol në duelin e Premier Ligës së Rusisë.

Rubin fitoi 1-0 ndaj rivalit Dinamo të Mahaçkallës pikërisht falë penalltisë së realizuar nga sulmuesi I kombëtares shqiptare, dhe vazhdon të jetë në garë për kualifikim në kupat e Europës, pse jo edhe për titull.

Për kontributin që dha, vetë Premier Liga ruse e shpalli Dakun lojtarin më të mirë të ndeshjes, diçka që e shpërndau me krenari në rrjetet sociale edhe klubi I Rubinit.

Vlerësimet e mediave ishin padyshim të larta, duke e cilësuar 27-vjeçarin si futbollistin vendimtar të ekipit, dhe njërin nga më të mirët e kampionatit. Ka qenë titullar në çdo duel dhe ka 99 për qind të minutazhit të mundshëm. Ky sezon vërtet duhet veçuar për shqiptarin nga Kosova, e mund të sjellë arritje të rëndësishme.

Daku ka 7 gola në 8 ndeshje në Premier, duke qenë për momentin në të njëjtin nivel me yllin e Lokomotivës moskovite, Aleksei Batrakov, të dy në vend të parë në garën për Këpucën e Artë.

Këtyre u shtohet edhe një asist, dhe duket qartë se sulmuesi është në ligën ruse si në shtëpinë e tij.

Jo më kot, në total ka 32 gola e 13 asistë në 62 ndeshje.



Read it all at Bota Sot