Flick, shumë kritik me kombëtaren spanjolle

- Bota Sot

Flick, shumë kritik me kombëtaren spanjolle

Hansi Flick nuk i kurseu kritikat kundër Federatës Spanjolle për rastin e Lamine Yamal. Para ndeshjes me Valencian, trajneri i Barcelonës sqaroi situatën:

“Nuk do të jetë i disponueshëm ndaj Valencias. Është për të ardhur keq, por u kthye nga kombëtarja me dhimbje dhe nuk është gati”.

Më pas shpërtheu me kritika të forta: “Shkoi me shqetësime dhe u kthye me dhimbje. Në kombëtare i dhanë analgjezikë, luajti 79 minuta në ndeshjen e parë dhe 73 në të dytën.

Kjo nuk është mënyra e duhur e kujdesjes për lojtarët. Spanja ka lojtarë të mëdhenj dhe duhet t’i mbrojë. Jam i trishtuar”.

Sa i përket komunikimit me trajnerin e Spanjës, ai pranoi: “Nuk kam folur me të, vetëm një mesazh i kam dërguar. Unë nuk flas mirë spanjisht, ai nuk flet mirë anglisht.

Është e qartë që komunikimi duhet të përmirësohet”.

Barcelona konfirmoi se problemi i Lamine lidhet me “pubis”-in, ku është zbuluar një hematomë e fortë. Për pasojë, pjesëmarrja e tij ndaj Newcastle, në debutimin e Champions League, është shumë e pasigurt. Klubi është pesimist për praninë e tij në transfertën angleze.



Read it all at Bota Sot