Paraqitje të mira të shqiptarëve në Europë dhe në Azi

- Bota Sot

Paraqitje të mira të shqiptarëve në Europë dhe në Azi

Nuk vonoi shumë pas ndeshjes së kombëtares ndaj Letonisë, dhe e gjeti rrjetën e parë. Rei Manaj do të përpiqët edhe në Emiratet e Bashkuara të realizojë mjaft gola ashtu si në Superligën e Turqisë, dhe e hapi llogarinë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare goditi saktë një penallti në duelin që ekipi i tij Al Sharjah e barazoi 2-2 në Hor Fakan. Ishte pikërisht Manaj që barazoi në sekondat e fundit.

Ndërkaq, Tedi Cara ishte tepër I rëndësishëm për skuadrën e tij, Oleksandria, në Premier Ligën e Ukrainës,

Suksesi ndaj rivalit LNZ Çerkasi ishte 4-1 dhe ish-kapiteni i Partizanit realizoi dy gola, që ishin të parët për të këtë sezon, ndërsa janë luajtur 4 ndeshje. Shqiptari shënoi për 1-0 në minutat e para të pjesës së parë dhe pastaj për 2-1, dhjetë minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë.

Kjo ishte fitorja e parë e Oleksandrisë që mbetet në zonën e rrezikshme, por që ka më shumë shpresë. Regi Lushkja, nga ana tjetër, ka gjetur golin e tij të parë në Ligën Profesioniste të Iranit.

Kavajasi 29-vjeçar, që fitoi titullin në Shqipëri sezonin e kaluar me Egnatian dhe që ka dalë dy herë kampion në Moldavi, vulosi shifrat 4-1 që skuadra Traktor arriti ndaj Aluminumit të Arakut.

Lushkja u aktivizua me fillimin e pjesës së dytë dhe shënoi në 62’. Të mos harrojmë se Traktor nga Tabrizi është kampion I Iranit në fuqi.



Read it all at Bota Sot