Me shumë gjasa stadiumi në Leskovac të Serbisë “Duboçica Stadium” do të pres përballjen me Shqipërinë në dtaën 11 tetor.
Edhe pse fillimisht ishte planifikuar se ndeshja do të mbahej në Beograd, autoritetet serbe kanë pasur frikën e sigurisë dhe mbarëvjatjes së këtij duel me nota të larta emocionaliteti dhe historike.
Federata Serbe e Futbollit i ka kërkuar UEFA-s që takimi të zhvillohet në “Duboçica Stadium”, kapaciteti i të cilit është mbi 8 mijë vende. Për tifozët shqiptar dhe Kombëtaren ky impiant ka disa “sinjale” pozitive.
E para koçidon me faktin se është vetëm 100 kilometra larg Prishtinës dhe e dyta se në totalë Serbia ka zhvilluar 4 ndeshje aty, 2 fitore dhe 2 barazime, tregues se Armando Broja me shokë kanë shanse për të marrë rezultat pozitiv, pra nuk është një “fortesë” e pathyeshme.