Sulmuesit i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, është enigmë e pazgjidhur për mbrojtjen e skuadrave në Bundesliga I.
Futbollisti sot shënoi dy gola në Bundesligë, kësaj radhe kundër Union Berlinit.
Hoffenheimi është në epërsi më rezultat 3:1 në konak të Union Berlinit.
Në fund të pjesë së parë Asllani shpërtheu me gol duke ngritur në këmbë tifozët gjermanë.
Edhe në minutën e 52-të realizoi për 1:3.
Kramariç (45+1’ – nga penalltia) e Asllani (45+2’ e 52’) – shënuan për Hoffenheimin, në ndeshjen e javës së tretë.
Ansah (49’) realizoi për vendasit.
Ky është goli i tretë i Asllanit në kampionatin gjerman.