Vushtrria ka barazuar (1:1) në përballje me Lirinë e Prizrenit, në takimin e javës së gjashtë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Futbollisti Solomon shënoi në minutën e 45-të për Vushtrrinë.
Në minutën e 86-të Liridon Fetahaj ka barazuar rezultatin.
Goli i tij u pranua pas shikimit të sistemit VAR.
Pikët e madhe për Lirinë nga stadiumi “Ferki Aliu” në Vushtrri.
Vushtrria renditet në vend të katërt me 12 pikë e Liria në të gjashtin me 11 sosh.