Java e 3-të e Superiores ka në program duele interesante dhe mjaft impenjative. Në “Adush Muça" është luajtur dueli mes Bylisit vendas dhe kampionëve të Egnatias.
Të besuarit e Mirel Josës kërkonin fitoren, pas barazimeve kundër Tiranës dhe Flamurtarit.
Më “kritike” u duk gjendja te rrogozhinasit.
Ata para kësaj ndeshje kishin marrë vetëm 1 pikë pas 2 javësh dhe ende nuk e kishin treguar “versionin” e kampionit.
Ndeshja ka mbajtur temp të balancuar deri në minutën e 37 ku Ndreca kishte mundësin për të shënuar nga penalltia, por gaboi. Ky ishte episodi më i "zhurshëm" në 45 minutata e para, e mbyllur 0-0.
Pjesa e dytë dhuroi golin në kampin e rrozhinasve me Ruçi, minuta e 56. Pjesën e mbetura, të besuarit e Edlir Tetovës e menaxhuan në perfeskion.
Egnatia mund te kishte shënuar më shumë, por që problem u evidentua saktësia para porte. Me këtë triumf, kampionët në fuqi rikthehen në rrugën e mbarë.