Të paktën 25 të plagosur në shpërthimin në Madrid, dyshohet për rrjedhje gazi

- Bota Sot

Të paktën 25 të plagosur në shpërthimin në Madrid, dyshohet për rrjedhje gazi

Të paktën 25 persona u plagosën, tre prej të cilëve rëndë, në një shpërthim në një bar në lagjen punëtore të Vallejas, në jug të Madridit, njoftuan shërbimet e emergjencës 112, duke cituar transmetuesin kombëtar TVE.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 4 të pasdites, shkruan ANSA.

Sipas hetimeve fillestare nga zjarrfikësit, shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje gazi dhe shkaktoi shembjen e pjesshme të një ndërtese ngjitur me barin.

E gjithë zona u rrethua nga një kordon policie, ndërsa 17 zjarrfikës dhe ambulanca të shumta nxituan në vendngjarje. Vendndodhja e prekur nga shpërthimi quhet "Mis Tesoros".



Read it all at Bota Sot