Futbollisti Xherdan Shaqiri së bashku me Albian Ajetin sonte i shkaktuan humbjen e parë Thunin.
Baseli e ka mposhtur Thunin me rezultat 3:1.
Vendasit nuk kishin fuqi të ndalnin Shaqirin e disponuar me Ajetin.
Shaqiri shënon dy gola dhe Ajeti një.
Kapiteni Xherdan Shaqiri shënoi në minutën e 24-të e 90+3 – nga penalltia) dhe për vendasit Betrone (51").
Futbollisti Valmir Matoshi është aktivizuar nga minuta e 72-të për Thunin dhe u ndëshkua me karton të verdhë në fund të takimit.
Pas javës së 6-të në Kampionatin e Zvicrës, Thuni është në vend të dytë me 12 pikë e Baseli në të tretin me 12 sosh.