Bardhi shënon në Turqi por fiton Aliti

- Bota Sot

Bardhi shënon në Turqi por fiton Aliti

Alanyaspor ngadhënjeu me rezultat 2:1 në konak të Konyasporit.

Humbja e parë për Konyasporin.

Kapiteni i ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, po tregohet në futbollin turk. 

Enis Bardhi ka shënuar për Konyasporin.

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, ka realizuar gol të bukur ndaj Alanyasporit.

Ai shënoi në minutën e 51-të. 

Gol që nuk mjaftoi për një pikë.

Fidan Aliti u paraqit nga minuta e parë për Alanyaspor sikur edhe Bardhi për Konyaspor.

Për mysafirët shënuan Ogundu (28’) e Maestro (79’).

Pas javës së pestë Konyaspor mban vendin e pestë me 7 pikë e Alanyaspor dy pozita më poshtë po me aq pikë.



Read it all at Bota Sot