Një dron ukrainas është rrëzuar në një nga komplekset më të mëdha të rafinimit të naftës në Rusi, duke shkaktuar zjarr dhe dëme.
Kompleksi, i cili i përket kompanisë ruse të naftës Bashneft, ndodhet në periferi të qytetit qendror rus të Ufas, rreth 1,400 km nga vija e frontit në Ukrainë.
Videot e postuara në rrjete sociale duket se tregojnë një dron që lëviz drejt objektit përpara se të shpërthejë në flakë, duke dërguar një re tymi në qiell.
Një burim në agjencinë e inteligjencës ushtarake GUR të Ukrainës mori përgjegjësinë për sulmin.
Ndryshe, që kur Moska nisi ofensivën e saj ushtarake në shkallë të plotë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, Kievi është përgjigjur me sulme ndaj rafinerive ruse në një përpjekje për të frenuar aftësinë e Kremlinit për të financuar konfliktin.
Një valë sulmesh ukrainase ndaj rafinerive ruse gjatë verës goditi kapacitetin e përpunimit në disa vende kyçe dhe rriti çmimet në pompën e karburantit.