Pas 17 viteve të kaluara te Bayern Munich, Thomas Muller u largua dhe u transferua në kampionatin amerikan, te skuadra e Vancouver Whitecaps.
Sulmuesi gjerman është përshtatur për mrekulli, ku mbrëm shënoi het-trik.
Vancouver shënoi fitore bindese ndaj Philadelphia Union, me rezultat 7-0, ku tre gola u shënuan nga Muller.
36-vjeçari po ashtu bëri edhe një asist në këtë përballje.
Tashmë Thomas Muller ka shënuar 4 gola në tre ndeshje me skuadrën amerikane.