Ditën e djeshme, Partizani u mposht në transfertë nga Vllaznia me rezultatin e thellë 4:1.
Mladen Milinkoviq doli në prononcim për mediat duke kërkuar falje për disfatën që “Demat e Kuq”.
Megjithatë, trajneri serb nuk ka harruar të përmendë golin e Vasilije Axhiq uventusin përballë Interit.
Në një intervistë për “TuttoJuve”, Milinkoviq është i magjepsur pas lojtarit që trajnoi tek Buduçnosti Podgorica.
“Çfarë goli shënoi? Ekzekutim fantastik!
E pashë ndeshjen dje dhe jam shumë i lumtur për të. Adzic e meriton, është një profesionist që punon gjithmonë shumë.
Shpresoj që ky gol të jetë fillimi i një sezoni të shkëlqyer për të”, tha trajneri i Partizanit.