Sadiku merr shiritin e kapitenit

- Bota Sot

Sadiku merr shiritin e kapitenit

Armando Sadiku ka gjetur golin e radhës dje në Zvicër.

Sulmuesi shqiptar shënoi në barazimin 1 me 1 të Belinzonës ndaj Rapersuil-Jonas.

Ky ishte goli i dytë në për të në kategorinë e dytë të futbollit zviceran, për nga rëndësia.

Pasi miqtë kishin shënuar në pjesën e parë, Sadiku vendosi baraspeshën në 45 minutat e dyta.

Ishte minuta e 50-të, kur Sadiku vendosi baraspeshën.

Në sfidën e djeshme iu besua edhe shiriti i kapitenit nga trajneri Manuel Benavente, ndërsa kujtojmë se këtë verë u transferua si lojtar i lirë te Belinzona.



Read it all at Bota Sot