Kështu tha Ajet Shosholli për Hajdukun e Splitit në vitin 1985! Lakoi emrat e Kujtim Shalës dhe Sahit Kelmendit

- Bota Sot

Kështu tha Ajet Shosholli për Hajdukun e Splitit në vitin 1985! Lakoi emrat e Kujtim Shalës dhe Sahit Kelmendit

Personalitet e trajner i shquar.

Trajner i trajnerëve në Kosovë, Ajet Shosholli. 

Trajner i historive të mëdha. 

Kryetrajneri i parë dhe i vetmi shqiptar që drejtoi Prishtinën në Ligën e Parë ish jugosllave në futboll.

Trajner i parë që e ngriti Shkëndijen e Tetovës në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut në edicionin 1995-1996.

Selektori i parë i kombëtares së Kosovës 1991-1996 dhe i pari i pasluftës.

Kujtojmë një deklaratë interesante të Ajet Shoshollit me 10 mars të vitit 1985 pas barazimit me rezultat 1:1 me Hajdukun e Splitit në kuadër të javës së 21-të të Ligës së Parë ish jugosllave. 

Shosholli me dy mungesa të mëdha, pa Kujtim  Shalën dhe Sahit Kelmendin, gati e mposhti Hajdukun.   

“Hajduku ka treguar edhe një herë se është skuadër e madhe, e fortë e cilësore dhe më të drejtë luftojnë për titullin e kampionit. 

Loja ishte e fortë, tipike kampionale. 

Gjatë lojës patëm më shumë raste, porse fati na ktheu shpinën. 

Sikur të shënonim golin e dytë, atëherë të dy pikët do të ngelin në kuotën tonë.

Hajduku na dënoi për këtë lëshim, arriti të barazojë rezultatin dhe të fitojë një pikë. 

Nuk duhet harruar se ne ishim të hendikepuar pa Shalën e Kelmendin”, kishte thënë Shosholli pas ndeshjes me Hajdukun.  
 



Read it all at Bota Sot