KF Arsimi kërkon fitoren e parë në Manastir!

- Bota Sot

KF Arsimi kërkon fitoren e parë në Manastir!

Lojtarët e Arsimit, pas pushimit ndërkombëtar, kthehen në fushë me një qëllim të qartë për të arritur fitoren e tyre të parë në kampionat.

Ekipi nga Gostivari i ka humbur të dyja ndeshjet në shtëpi, kështu që dueli me Pelisterin që do të luhet sonte, përfaqëson një mundësi, për tu rikthyer në një seri pozitive.

“Ne respektojmë kundërshtarin, por me një dëshirë të fortë për të provuar veten para tifozëve të tyre, lojtarët e Arsimit janë të motivuar maksimalisht për të treguar një lojë më të mirë dhe për të arritur një rezultat pozitiv”.

Leonid Ignatov, mesfushori i Arsimit, tha: Është një ndeshje e vështirë kundër Pelisterit. Ata janë një ekip me cilësi dhe mbështetje të fortë nga tribunat, veçanërisht kur luajnë në shtëpi. Kemi respekt të madh për ta, por në të njëjtën kohë jemi gati t’i mposhtim dhe të tregojmë atë që dimë.”

Ignjatov thekson se skuadra e shfrytëzoi mirë pushimin e ndeshjeve ndërkombëtare për të korrigjuar dobësitë dhe për t’u përgatitur për një fillim të ri të sezonit:

“Ne punuam shumë gjatë pushimit dhe besojmë në pikat tona të forta. Qëllimi ynë është të luajmë me përkushtim maksimal, të kontrollojmë ndeshjen dhe të arrijmë një rezultat pozitiv. Do të bëjmë çmos për t’i bërë tifozët tanë të lumtur.”

Përpara javës së pestë, Pelisteri është në mes të rënditjes me një rekord të fortë, ndërsa Arsimi është ende duke kërkuar fitoren e parë të sezonit dhe me të edhe mundësinë për t’u ngjitur më lart në tabelë.

Ndeshja midis Pelisterit dhe Arsimit do të luhet në kuadër të javës së pestë të kampionatit në Manastir në stadiumin Petar Miloshevski , me fillim në orën 19:00, me transmetim të drejtpërdrejtë në kanalet e Servisit Publik.



Read it all at Bota Sot