Vuçiq befason për ndeshjen me Shqipërinë, këtë e do!

- Bota Sot

Vuçiq befason për ndeshjen me Shqipërinë, këtë e do!

Pas skenave të rënda në Beograd ndaj Anglisë, ku  mijëra tifozë e sulmuan me thirrje fyese, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sipas mediave serbe, ka kërkuar ndryshimin e stadiumit për përballjen me Shqipërinë.

Në vend të “Marakanës” me 40 mijë vende, ai synon që ndeshja të zhvillohet në Leskovc, në një stadium me vetëm 8 mijë tifozë, për t’i pasur biletat nën kontroll dhe për të shmangur turmën kundërshtare ndaj tij.

 Vuçiq tha:“Edhe atëherë e thashë kur ndodhi, por theksova: ‘Ja, unë nuk përzihem, ju jeni mangupë, ju e dini më mirë’. Dhe doli bukur…

Tani thonë: ‘Duam të luajmë kundër Shqipërisë në Leskovc.

Dhe sigurisht, do të jetë atmosfera më e mirë e mundshme’.

Ndoshta do të humbasim, ndoshta do të fitojmë, por do të kemi atmosferën më të mirë të mundshme. Të paktën njerëzit do të brohorasin për Serbinë, me gjithë forcën, me gjithë zemrën".



Read it all at Bota Sot