Nuk harrohet data historike e rezistencës ndaj regjimit serb!

- Bota Sot

Nuk harrohet data historike e rezistencës ndaj regjimit serb!

Dje, data 13 shtator shënonte 34 vjetorin e ditës më të madhe të futbollit të Republikës së Kosovës.

Dje, ishte 34 vjetori i ndarjes përfundimtare nga futbolli ish jugosllav dhe serb.

Flamurtari – Prishtina 3:2, 13 shtator 1991!

Shpejt e harruam!

Nuk pashë asgjë as në faqen e FFK-së!

Historia nuk harrohet!

Kjo është historia më krenare e futbollit të Kosovës!

Burra dhe gra, Prishtina me shqiptarë luante në Llukar e Prishtina fantome e kriminelit Arkan në stadiumin e Prishtinës, stadium i uzurpuar për 8 vite nga okupatori serb!

Këto data të mëdha nuk harrohen! 

Se ditën kur është zhvilluar ndeshja Flamurtari – Prishtina, ndeshje e regjistruar zyrtarisht si e para nga FFK, po ashtu edhe gazeta “Bujku” shkroi në atë kohë, ishte një vullkan i madh për serbët, për sojin e Mishko Lakoviqit, për sojin e Mishko Iliqit e për regjimin serbë.

Kryetari i parë i FFK-së, Agim Bytyçi e sekretari i parë i përgjithshëm Sejdi Mërkoja dhe selektori i parë i kombëtares së Kosovës, Ajet Shosholli.

1991/92, - java 1, (13 shtator 1991)
Flamurtari – Prishtina 3:2

Golat: Ali Osmani 45’, Ramiz Krasniqi 49’, 70’ – Eroll Salihu 17’, Kushtrim Munishi 80’
Shikues: 300
Gjyqtar kryesor: Ismajl Kosumi, anësorët Fadil Gashi, Musa Gashi.
Flamurtari: Haxhiu, Bllacaku, Ismet Munishi, Hasani, Hajdari, Zeneli, Suzaku, Osmani, Krasniqi, Tovërlani, Cakolli.
Prishtina: Beselica, Berisha, Stublla, Gashi (Suad Keçi), Morina, Sadriu, Behrami, Salihu, Adil Vokrri, Kurda, Kushtrim Munishi.



Read it all at Bota Sot