Barcelona e ka dominuar ndeshjen me Valencinë duke shënuar fitore me rezultat 6:0.
Mysafirët ishin kafshatë e lehtë për Barcelonën.
Golat i realizuan futbollistët Lopez (29’ e 56), Raphinha (53’ e 66’), Lewandowski (76’ e 87’).
Pas javës së katër në elitën e futbollit spanjoll, Reali kryeson me 12 pikë, pasojnë Barcelona me 10 dhe Valencia është në pozitën e 14-të me 4 pikë të mbledhura.