Shaqiri e Nivokazi në ekipin ideal të javës në Zvicër

- Bota Sot

Shaqiri e Nivokazi në ekipin ideal të javës në Zvicër

Xherdan Shaqiri dhe Rilind Nivokazi janë përfshirë në formacionin ideal të javës në Superligën zvicerane.

Ish-përfaqësuesi zviceran ishte i hatashëm tek Baseli duke i realizuar dy gola, ndërsa asistoi edhe në golin e Albion Ajetit.

E krahas tij, në këtë formacion u përfshi edhe futbollisti tjetër shqiptar, Nivokazi.

Sulmuesi që po pret ta tregojë veten në Kombëtaren e Kosovës shënoi dhe asistoi në fitoren e Sionit ndaj Winterthurit me rezultat 3:2. 



Read it all at Bota Sot