Al-Nassr në sulm për Fode-n, gati 130 milionë euro

- Bota Sot

Al-Nassr në sulm për Fode-n, gati 130 milionë euro

Klubi saudit Al-Nassr raportohet se ka bërë gati ofertën në vlerë prej 130 milionë euro për yllin e Manchester Cityt, Phil Foden, duke synuar të sjellë një tjetër emër të madh nga Premier League në Saudi Pro League.

Sipas “Fichajes”, City ka marrë ofertën zyrtare, por trajneri Pep Guardiola e sheh 25-vjeçarin si pjesë të pazëvendësueshme të projektit dhe nuk është i gatshëm ta lërë të largohet, pavarësisht shifrës që do t’i ndihmonte klubit në aspektin financiar dhe rregullat e PSR-së.

Foden shkëlqeu në sezonin 2023/24, ku ishte protagonist kryesor në fitimin e titullit, megjithëse forma e tij ka pësuar rënie që nga ajo kohë. Megjithatë, Guardiola dhe drejtuesit e Cityt besojnë se ai do të rikthehet në nivelin më të lartë këtë sezon.

Nga ana tjetër, Al-Nassr vijon përpjekjet për të afruar një tjetër yll nga Premier League. Më herët ata provuan për Marc Cucurella, ndërsa edhe emrat si Luis Diaz, Joao Felix dhe Bruno Fernandes kanë qenë në listë e tyre.

Deri tani, vetëm Joao Felix ka pranuar kalimin në Arabinë Saudite.

Në rastin e Foden, jo vetëm që City nuk ka ndërmend ta shesë, por edhe vetë lojtari nuk shihet i gatshëm të pranojë një transferim në këtë fazë të karrierës së tij.



Read it all at Bota Sot