Arrestimi i Igor Grechushkin vjen gati pesë vjet pasi një gjyqtar hetues libanez lëshoi dy urdhër-arreste përmes Interpolit për të dhe kapitenin e anijes.
Pronari rus i një anijeje mallrash, i lidhur me furnizimin me nitrat amoni që qëndronte në qendër të shpërthimit masiv në portin e Bejrutit në vitin 2020, është arrestuar në Bullgari, thanë zyrtarë gjyqësorë libanezë të hënën, raporton euronews.
Arrestimi i Igor Grechushkin vjen gati pesë vjet pasi një gjyqtar hetues libanez lëshoi dy urdhër-arreste përmes Interpolit për të dhe kapitenin e anijes, Boris Prokoshev, gjithashtu shtetas rus.
Zyrtarët gjyqësorë thanë se po përgatiten dokumentet për të kërkuar transferimin e Grechushkin në Liban për t’u marrë në pyetje.
Ata shtuan se nëse Grechushkin nuk dorëzohet, hetuesit libanezë mund të udhëtojnë në Bullgari për ta marrë në pyetje atje.