Juventusi pret Dortmundin në ‘Allianz Stadium’, formacionet e mundshme

- Bota Sot

Juventusi pret Dortmundin në ‘Allianz Stadium’, formacionet e mundshme

Liga e Kampionëve, mes tjerash, sjellë një superpërballje mes Juventusit dhe Borussia Dortmundit në Torino.

“Zonja e Vjetër” vjen pas një fitoreje dramatike 4:3 ndaj Interit në Serie A, duke ruajtur startin perfekt këtë edicion. Skuadra e Igor Tudor ka shënuar shtatë gola në tri ndeshjet e para, por ende nuk ka bindur në Evropë, ku sezonin e kaluar dështoi të kalojë fazën e 1/16-ve.

Nga ana tjetër, Dortmund po kalon formë solide me tri fitore dhe një barazim këtë sezon. Pas fitores 2:0 ndaj Heidenheimit në fundjavë, ekipi i Niko Kovaç synon të vazhdojë serinë pozitive edhe në garën më prestigjioze.

Formacionet e mundshme:

Juventus: Di Gregorio; Gatti, Bremer, Kelly; Kalulu, Locatelli, Thuram, McKennie; Yildiz; Vlahovic, David

Dortmund: Kobel; Anselmino, Anton, Bensebaini; Couto, Sabitzer, Bellingham, Svensson; Brandt, Beier; Guirassy

Sfida premton intensitet dhe emocione, duke qenë rikthimi i parë mes këtyre dy skuadrave pas një dekade në garat evropiane.



Read it all at Bota Sot