Lautaro dëmtohet

- Bota Sot

Lautaro dëmtohet

Interi përballet me një problem të madh në prag të debutimit në Champions League kundër Ajax-it në Amsterdam. Kapiteni Lautaro Martinez ka humbur seancën e fundit stërvitore në fushë, duke punuar vetëm në palestër për shkak të një shqetësimi në shpinë.

Megjithatë, ai do të udhëtojë me skuadrën drejt Holandës dhe orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse do të jetë në fushë. Në rast se “El Toro” nuk ia del, gati të formojë dyshe sulmi me Marcus Thuram është sulmuesi Bonny.

Nga grumbullimi mbetet jashtë Matteo Darmian, i cili vuan nga një problem në shpinë.

Pas dy humbjeve radhazi në kampionat, fillimisht me Udinesen e më pas me Juventusin, Cristian Chivu është i detyruar të sjellë ndryshime të forta në formacion.

Në portë, Josep Martinez pritet të marrë vendin e Yann Sommer, i cili gaboi rëndë në Torino. Në mbrojtje, Stefan De Vrij zëvendëson Acerbin, ndërsa Bisseck do të marrë vendin e Akanjit, i lodhur nga tre ndeshje rresht mes Interit dhe Zvicrës.

Në krahë rikthehet Federico Dimarco nga minuta e parë në të majtë, me Denzel Dumfries në të djathtë. Në mesfushë, Luka Sucic do të rikthehet titullar në vend të Mkhitaryan, ndërsa Zielinski kërcënon Barellën për një vend në formacion. Interi kërkon të reagojë pas fillimit të dobët në Serie A, me sfidën ndaj Ajax që shihet si testi i parë i madh i Chivu-s në stolin zikaltër.



Read it all at Bota Sot