Reali favorit

- Bota Sot

Reali favorit

Mbrëmjen e sotme starton faza e ligës në UEFA Champions League, kompeticioni më prestigjioz i klubeve evropiane.

Pas sezonit të kaluar spektakolar që pa PSG-në të kurorëzohej për herë të parë në histori, edicioni i ri pritet të sjellë surpriza të mëdha.

Në Torino, Juventus pret Borussia Dortmund në një përballje që pritet të jetë spektakolare. Bardhezinjtë kanë moralin e lartë pas fitores ndaj Interit, ndërsa gjermanët vijnë nga dy fitore radhazi në Bundesligë.

Në Mynih rikthehet një klasike evropiane: Bayern kundër Chelsea.

Dy skuadrat, që u përballën në finalen e vitit 2012, hyjnë në këtë edicion me synime të qarta për të shkuar deri në fund.

Spektakli mbyllet në “Santiago Bernabéu”, ku Real Madrid i Xabi Alonsos do të luajë sfidën e parë evropiane me teknikun e ri në stol kundër Marseille.

Një mbrëmje e pasur me emocione dhe duele të mëdha që premtojnë spektakël në rikthimin e Champions League.



Read it all at Bota Sot