Nico Paz drejt kalimit te Reali në verën e ardhshme

- Bota Sot

Nico Paz drejt kalimit te Reali në verën e ardhshme

Nico Paz po magjeps Serie A me paraqitje të nivelit të lartë, duke lënë gjurmë me golat e fundit ndaj Lazios (nga goditja e dënimit) dhe Genoas, ku zhbllokoi sfidën me një “perlë”. Como vazhdon të shijojë talentin e tij, por duket se kjo mund të zgjasë vetëm deri verën e ardhshme.

Kartoni i 20-vjeçarit argjentinas kontrollohet nga Real Madrid, i cili verën e kaluar kishte mundësinë ta rikthente në “Bernabéu” për 9 milionë euro, por zgjodhi t’i jepte kohë për t’u rritur.

Sezoni i ri ka nisur në mënyrë fantastike për mesfushorin, ndërsa ndjesia e përgjithshme është se “Los Blancos” do të ushtrojnë klauzolën e riblerjes në qershor 2026, për një shumë prej 10 milionë eurosh.

Oferta të majme, si ajo e Tottenham në fund të merkatos (rreth 50 milionë euro), nuk pritet të ndryshojnë skenarin, pasi prioriteti i Real Madrid nuk është fitimi financiar, por forcimi i skuadrës për vitet e ardhshme.



Read it all at Bota Sot