Rrezikon ndeshjen

- Bota Sot

Rrezikon ndeshjen

Barcelona po monitoron ende gjendjen fizike të Lamine Yamal, duke i kushtuar vëmendje ndeshjes së së enjtes kundër Njukasëll në Angli.

Produkti i ri i të rinjve të Barçës humbi ndeshjen kundër Valencias për shkak të një dëmtimi në ije pasi u rikthye nga ndeshjet e tij për Spanjën.

Një dëmtim, i cili më shumë atribuohet trajnerit të kombëtares spanjolle, De la Fuente, cili e përdori Lamal të dëmtuar.

Një deklaratë ardhur nga klubi katalanas, e cila nuk ka lënë pa përmendur edhe federatën spanjolle të futbollit. “Lamin ka qenë i dëmtuar.

Që në ndeshjen kundër Bullgarisë ai ka ndjerë dhimbje në shpatull, por gjithsesi askush nuk e ka vënë ujin në zjarr.

E njëjta gjendje edhe kundër Turqisë. Po i njëjti dëmtim, por të njëjtat dhimbje dhe përsëri zëvendësim”. Barcelona akuzon dhe ka kërkuar më shumë kujdes për futbollistët e klubeve.

Nga ana tjetër trajneri De la Fuente ka ngritur supet duke mohuar gjithçka e deklaruar se nuk ka ditur gjë, madje sipas tij as mjeku nuk i ka dhënë asnjë indikacion lidhur me dëmtimin e Jamal.

Flik e ka grumbulluar, e ka marrë do e marrë me vete për në Angli, por ende pa e ditur nëse do jetë i gatshëm apo jo.

Të hënën ai nuk ka qenë në gjendje të stërvitet bashkë me pjesën tjetër të grupit dhe kjo e bën akoma më enigmatike praninë e tij në fushë të mërkurën.

Lamin Jamal ka qenë duke iu nënshtruar trajtimit jashtë grupit dhe në këtë pikë, përveç një mrekullie, ai nuk pritet të jetë në gjendje të marrë pjesë në debutimin evropian të Barcelonës.

Megjithatë një lajm i mirë vjen për trajnerin Flik. Pas egzaminimeve të të së hënës është parë se De Jong mund të jetë I gatshëm. Mesfushori holandez u rikthye herët nga skuadra e Holandës pasi u lirua nga Ronald Kuman dhe humbi ndeshjen kundër Valencias.

Pasi i kapërceu problemet e tij fizike, De Jong ishte në gjendje të stërvitej me pjesën tjetër të shokëve të ekipit të hënën dhe shkon drejt rikthimit me shokët e ekipit të enjten në Angli.



Read it all at Bota Sot