Yll Ibrahimi shihet si zëvendësues i Paçaradës të kombëtarja e Kosovës
Futbollisti Yll Ibrahimi është në formën më të mirë të mundshme dhe këtë po e dëshmon në secilën ndeshje në fanellën e Gjilanit.
Ibrahimi vlerësohet si lojtar që do t’i futet shumë në punë kombëtares së Kosovës në të ardhmen?
A mund të jetë zëvendësues i denjë i mbrojtësit të skuadrës së Heidenhem, Leart Paçaradës?
22-vjeçari po tregohet gjithnjë e më shumë dhe po bie në sy të njohësve të kësaj loje.
Mbrojtësi i majtë është alfa dhe omega e skuadrës së Gjilanit.
Flitet e përflitet se Ibrahimi shihet si zëvendësues i Paçaradës të kombëtarja e Kosovës.
Mos të harrojmë se Ibrahimi ka qenë i ftuar nga selektori Franco Foda në muajin janar, në grumbullimin e futbollistëve të rinj me potencial për të ardhmen.
Bëhet fjalë për një futbollist që ka shpejtësi dhe që i jep siguri të madhe të lojës skuadrës së Gjilanit.