Gjeneratat  U9 dhe U13 të Shkëndijës fitojnë përvojë të re

- Bota Sot

Gjeneratat  U9 dhe U13 të Shkëndijës fitojnë përvojë të re

Gjeneratat  U9 dhe U13 të Shkëndijës fitojnë përvojë të re në një nga turnetë më masovike në vend. 

"Shkolla e futbollit e KF Shkëndija, e udhëhequr nga drejtori Erhan Selimi, vazhdon me përkushtim rrugën e zhvillimit të talenteve të rinj, duke u ofruar atyre përveç garave vendore edhe mundësi të çmuara për t’u testuar në skenën ndërkombëtare.

Si pjesë e projektit për rritje profesionale dhe përgatitje të gjeneratave të reja, kuqezinjtë morën pjesë në turneun prestigjioz “Ilinden Cup”, që u zhvillua më 12-14 shtator në disa terrene të komunës Ilinden në Shkup.

Në këtë eveniment, i cili grumbullon klube serioze nga shumë shtete dhe njihet për promovimin e frymës së fair-play-it, Shkëndija garoi me dy gjenerata, U13 (2013) nën drejtimin e trajnerit Ejup Sulejmani dhe U9 (2017) nën drejtimin e trajnerit Bashkim Arifi

Drejtori i Shkollës së Futbollit, Erhan Selimi, vlerësoi pjesëmarrjen si hap të rëndësishëm në rrugëtimin e fëmijëve:

“Turnetë si ky janë pjesë kyçe e projektit tonë të akademisë.

Qëllimi nuk është vetëm rezultati, por mbi të gjitha socializimi, argëtimi dhe përvoja që fëmijët fitojnë duke luajtur me bashkëmoshatarë nga vendi dhe nga jashtë. Kjo është mënyra më e mirë për t’i ndihmuar ata të rriten si futbollistë dhe si individë.”

KF Shkëndija mbetet e përkushtuar që përmes programeve cilësore dhe pjesëmarrjes në gara të forta, të formojë gjenerata të reja që do të përfaqësojnë me dinjitet klubin në të ardhmen:, njofton faqja e klubit.



Read it all at Bota Sot