Media kroate: Shqiptarët bien dakord me kërkesën serbe

- Bota Sot

Media kroate: Shqiptarët bien dakord me kërkesën serbe

Përballja e 11 tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë është temë edhe në mediat kroate.

Mediumi kroat “Veçernj List” sot ka shkruar për këtë ndeshje me titull: “Serbia dhe Shqipëria nuk do të luajnë ne Beograd, shqiptarët bien dakord me kërkesën serbe”.

“UEFA ka miratuar kërkesën e Serbisë për të zhvendosur ndeshjen, e planifikuar për 11 tetor, me pëlqimin e Shqipërisë”, shkruan më tej. 

“Arsyeja kryesore është siguria, jo vetëm për tifozët, por veçanërisht për lojtarët dhe të gjithë të përfshirët në këtë ndeshje", shpjegoi Federata Serbe e Futbollit. 

Kroatët kujtojnë skandalin e serbëve më 14 tetor të vitit 2014 në stadiumin e Partizanit të Beogradit, ku bandat serbe futen në fushë duke sulmuar futbollistët e kombëtares së Shqipërisë, e cila ndeshje u ndërpre në minutën e 41-të. 

“Gjatë ndeshjes kualifikuese të Euro 2016 të luajtur në vitin 2014, një dron që mbante një flamur e që promovonte "Shqipërinë e Madhe" fluturoi mbi fushë, duke shkaktuar zemërim midis tifozëve serbë të cilët më pas hynë me forcë në fushë, duke çuar në ndërprerjen e ndeshjes.

Shqipëria fitoi me rezultat zyrtar 3:0. Të dy ekipet u takuan përsëri një vit më vonë në Elbasan të Shqipërisë, nën masa të rrepta sigurie”, shkruan mes të tjera media kroate.

Stadiumi Duboçica në Leskovc, i ndërtuar dy vjet më parë, ka kapacitetin 8,000 shikues, që është shumë më i vogël se stadiumi me 52,000 ulëse në Beograd. Serbia aktualisht është e treta në Grupin K, menjëherë pas Shqipërisë.



Read it all at Bota Sot