Alegri e pëson pas pezullimit me karton të kuq,

- Bota Sot

Alegri e pëson pas pezullimit me karton të kuq,

Seria A si gjithmonë prodhon momente tensioni dhe në javën e fundit protagonist ishte Masimiliano Alegri.

Trajneri i Milanit u largua me karton të kuq, ndërsa hoqi xhaketën duke protestuar për vendimet e gjyqtarit.

Sot janë zbuluar vendimet për episodet gjatë javës.

Ndaj Alegrit është vendosur vetëm pezullimi për ndeshjen e ardhshme me Udinezen, duke shtuar edhe gjobën 10 mijë euro.

Milani dhe Napoli janë bërë subjekt i gjobave simbolike për ta.

Secili klub duhet të paguajë nga 5000 euro, pasi kanë vonuar pajustifikim fillimin e pjesës së parë me rreth 4 minuta.

Milani do e ketë në transfertë ndeshjen me Udinezen. Ky takim i vlefshëm për javën e katërt do të luhet më 20 shtator, prej orës 20:45.



Read it all at Bota Sot