Erling Haaland ishte njeriu i ndeshjes derbi të Mançesterit, pasi dy golat e tij i dhanë një fitore të sigurt Sitit, duke future në krizë Junaitid.
Norvegjezi ishte një kërcënim nga fillimi i ndeshjes dhe shënoi dy herë në pjesën e dytë, duke siguruar kështu një fitore të merituar për ekipin e Pep Guardiolës, i cili ktheu në rrugën e fitores pas disa humbjeve radhazi.
Pas fitores, Haaland shprehu emocionet e tij për një ditë të veçantë për klubin dhe tifozët. Në një deklaratë për mediat britanike, ai tha:
“E ndjej edhe prej tifozëve që kishim nevojë për një rezultat të tillë, si rrjedhojë e dy humbjeve që kishim pësuar. Gjithmonë dëshiron të fitosh derbin, por këtë radhë ndjehej diçka më shumë.
Jam shumë i lehtësuar dhe i lumtur që arritëm ta bëjmë këtë së bashku. Duhet të vazhdojmë kështu.
Ndjehemi jemi jashtëzakonisht të lumtur”, ishin fjalët e norvegjezit. Kjo fitore erdhi pas një periudhe të vështirë për Sitin, duke i dhënë një shtysë të re skuadrës në sezonin aktual.
Haland tregoi aftësitë e tij të jashtëzakonshme të realizimit, duke marrë edhe çmimin e “Lojtarit të ndeshjes”. Ai, me performancën e tij mbresëlënëse, e konfirmoi sërish se është një nga sulmuesit më të frikshëm në botë, duke vazhduar të mos “ngopet” përpara portave kundërshtare .
Një fitore e tillë, padyshim, ndihmon atë vetë psikologjikisht, por mbi të gjitha, skuadrën e Guardiolas për të rifituar besimin dhe për të rikthyer entuziazmin te tifozët.
Në përfundim mund të thuhet se derbi jo vetëm që solli gëzim për Sitin, por gjithashtu theksoi dominimin e tyre në qytetin e Mançesterit, pasi edhe në të kaluarën gjatë viteve të fundit e kanë mbajtur gjithnjë nën kontroll.
Për tifozët dhe trajnerin pep Guardiolas, ky mund të përkthehet si një mesazh i forte se Siti i këtij sezoni është i gatshëm për të konkurruar në nivelin më të lartë dhe për të rikuperuar terrenin e humbur.