Tefik Çanga e Tërnit nuk ka të ndalur në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Skuadra nga Tërni i komunës së Ferizajt, sot ka shkaktuar senzacionin e radhës duke e mposhtur me rezultat 2:1, në ndeshjen e javës së shtatë.
Kryetrajneri i Tefik Çangës, Sherif Topalli, me punën e tij ka ndërtuar ekip për lakmi do në secilën ndeshjen po arrijnë rezultate të lakmueshme.
Tefik Çanga renditet në vend të dytë me 16 pikë sa ka edhe lideri Vëllaznimi (një ndeshje më pak) dhe Vushtrria është në pozitën e katërt me 12 sosh.
Skuadra nga Tërni ka 5 fitore, 1 barazim e 1 humbje.