Massimiliano Allegri nuk do të jetë në pankinë në sfidën e radhës të Milanit në Serie A, kundër Udineses, më 20 shtator.
Vendimi u bë zyrtar, këtë të martë, nga gjyqtari sportiv, i cili e ka dënuar trajnerin kuqezi me një ndeshje pezullim dhe një gjobë prej 10 mijë eurosh.
Në vend të tij, skuadrën do ta drejtojë ndihmësi Marco Landu
Allegri u përjashtua në fundin e ndeshjes ndaj Bologna-s pas protestave të ashpra ndaj vendimeve të arbitrave.
Atij i janë kontestuar kritikat “të pabindura e të parespektueshme” për përdorimin e VAR-it dhe polemikat ndaj gjyqtarit të katërt.
Shkaku i zemërimit të trajnerit ishte penalltia e shumëpërfolur e dhënë fillimisht për Milanin në minutat e fundit të takimit, pas një kontakti mes Nkunku dhe Freuler, ndërsa më herët lojtari kuqezi ishte rrëzuar në zonë nga Lucumì.
Arbitri Marcenaro akordoi penalltinë, por pas sinjalizimit të Fabbri-t nga VAR-i dhe rishikimit në monitor, ai e anuloi vendimin.
Reagimi i Allegrit ishte i menjëhershëm: ai hodhi xhaketën dhe iu drejtua në mënyrë ironike gjyqtarit të katërt Rapuano, duke përsëritur disa herë “bravo, bravo”.
Ky qëndrim i solli atij kartonin e kuq dhe dënimin e konfirmuar sot.