E pazakontë! Lojtari nga Kosova spektator në ndeshjen e çuditshme në Rusi

- Bota Sot

E pazakontë! Lojtari nga Kosova spektator në ndeshjen e çuditshme në Rusi

Futbollisti nga Kosova, Mirlind Daku, nuk ishte i gatshëm sot për Rubin Kazanin, që luajti përballë Orenburgut.

Këto të fundit fituan përmes penalltive në ndeshjen e pazakontë që mund të shikohet në Kupën e Rusisë.

Skuadrat ndahen në grupe ku barazimi nuk është opsion.

Kështu pas penalltive, ekipi humbës mban 1 pikë të merituar gjatë kohës së rregullt dhe fituesit regjistrojnë 2 pikë.

Daku ishte spektator në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt të Grupit A në Kupë. Dhe skuadra e tij barazoi pa gola gjatë kohës së rregullt.

Penalltitë u buzëqeshën më pas vendësve të Orenburgut.

Këto të fundit fituan 4:2, ndërsa Veldin Hoxha u aktivizua nga stoli për të goditur më pas penallti. Fatkeqësisht, futbollisti i Kosovës e humbi.



Read it all at Bota Sot