Trajneri i Atlético Madrid, Diego Simeone, mbërrin në Anfield si fitues pasi mposhti Liverpoolin herën e fundit në Ligën e Kampionëve.
Por kampionët anglezë po kërkojnë hakmarrje në ndeshjen hapëse të sezonit në turneun evropian, dhe ‘Cholo’ foli në këtë mënyrë në një konferencë për shtyp:
“Nga ana pozitive, është gjithmonë emocionuese të përballesh me një kundërshtar të tillë, me një stadium dhe turmë fantastike, dhe një trajner që i ka udhëhequr ata të garojnë në ligë dhe Ligën e Kampionëve. Ata do të jenë një kundërshtar shumë i vështirë, ne do të përpiqemi t’i dëmtojmë dhe ta çojmë ndeshjen aty ku na përshtatet më mirë”.
Për mungesat në skuadër: “Ato nuk janë kurrë diçka pozitive, për arsye të ndryshme, por është pjesë e futbollit. Ne jemi të përqendruar te ata që do të fillojnë dhe të sigurohemi që ata të tregojnë atë që kanë”.
“Po luajmë njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë. Ka mungesa dhe ata mund të kenë më shumë alternativa, por kur fillon ndeshja, ne jemi njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë”.
Sa i rëndësishëm është aspekti mental në ndeshje të këtij kalibri dhe në një atmosferë kaq prekëse si Anfield?
“Jam i përqendruar vetëm të luaj një ndeshje të shkëlqyer. Jam i përqendruar në përmirësimin dhe rritjen si ekip, duke qenë i fortë në zonën e kundërshtarit kundër një kundërshtari fantastik dhe në një stadium që e dua”.
“Vertikaliteti i tyre, tranzicionet e shpejta si rrufeja, anësorët që nuk kanë nevojë për shumë për të hyrë shpejt në zonë, ajo thjeshtësi që ndoshta kalon pa u vënë re, por që i çon nga njëri skaj i fushës në tjetrin.
Do të jetë një ndeshje e vështirë, por duhet ta çojmë aty ku na përshtatet më mirë":..