Supersfida Juventusi - Dortmundi futet në librat e rekordeve të Championsit

- Bota Sot

Supersfida Juventusi - Dortmundi futet në librat e rekordeve të Championsit

Champions League vazhdon të dhurojë spektakël të pastër futbolli.

Përballja mes Juventusit dhe Borusia Dortmundit hyri në librat e rekordeve, teksa rezulton ndeshjen e dytë në historinë e kompeticionit më prestigjioz europian që regjistron tetë gola të shënuar vetëm në pjesën e dytë.

Një ritëm i çmendur, ku çdo aksion rrezikonte të përfundonte në rrjetë. Pas një pjesë të parë më të kujdesshme, gjithçka shpërtheu në 45 minutat e dyta, duke prodhuar një maratonë emocionesh dhe gola pa fund. Stadiumi u shndërrua në një arenë të hapur spektakli, ku tifozët nuk kishin kohë të merrnin frymë nga një gol në tjetrin. 

Kjo statistikë unike e vendos duelin Juventus–Dortmund në krah të ndeshjes Bajern Mynih – Dinamo Zagreb të shtatorit 2024, e cila deri dje ishte e vetmja në histori me një “shpërthim” të tillë të dytë pjesësh. 

Kombinimi i efikasitetit të sulmuesve, hapësirave të mbetura në mbrojtje dhe dëshirës për të fituar me çdo kusht, krijoi një përzierje që rrallë shihet edhe në nivelet më të larta.

Për Juventusin ishte një test karakteri, për Dortmundin një shfaqje force sulmuese, ndërsa për Champions League një tjetër kujtim që do të mbetet gjatë. 

Një mbrëmje që e konfirmon edhe një herë pse ky kompeticion mbetet maja e futbollit europian: aty ku historia shkruhet brenda 90 minutave. 



Read it all at Bota Sot