De Zerbi: Penalltia e dytë e dhënë për Realin ishte e turpshme!

- Bota Sot

De Zerbi: Penalltia e dytë e dhënë për Realin ishte e turpshme!

Pas humbjes 2-1 në “Santiago Bernabéu” kundër Real Madrid, trajneri i Olympique Marseille, Roberto De Zerbi, nuk i kurseu kritikat ndaj gjykimit të ndeshjes.

Italiani u ndal veçanërisht te dy penalltitë e akorduara për spanjollët, duke i cilësuar vendimtare për fatin e takimit.

“E dyta ishte e pajustifikuar.

Është e turpshme.

Do ta kisha thënë edhe po të ishte dhënë në favorin tonë, sepse është e pabesueshme. Nuk ishte kurrë penallti,” u shpreh i zemëruar De Zerbi.

Megjithatë, trajneri pranoi se skuadra e tij nuk dha maksimumin:

“Kam një ekip shumë të fortë, por sonte luajti nën mundësitë e veta për shumë arsye. Zgjodhëm të linim më shumë hapësira mes linjave dhe më pak thellësi. Do të punojmë së bashku në drejtimin e duhur për ta çuar Marseille në një nivel më të lartë,” theksoi strategu italian.



Read it all at Bota Sot