Ish - portieri i Shakhtarit arrestohet teksa tentoi të arratisej nga Ukraina

- Bota Sot

Ish - portieri i Shakhtarit arrestohet teksa tentoi të arratisej nga Ukraina

Një ish-portier i Shakhtarit është arrestuar së fundi.

Bëhet fjalë për Artur Rudkon, i cili u arrestua së bashku me disa të tjerë ku tentoi të arratisej ilegalisht nga Ukraina.

Kjo pasi që Ukraina po ushtron ligjin ushtarak, pasi që asnjë mashkull nga mosha 18 vjeçare nuk mund të largohet, me Rudkon që tashmë është mobilizuar në ushtrinë ukrainase.

Rudko, kishte qenë pjesë e skuadrave të mëdha ukrainase si Dynamo Kyiv dhe Shakhtar Donetsk.

Së fundi kishte qenë pjesë e Chornomorets Odessa, ku u largua në fund të sezonit të kaluar.



Read it all at Bota Sot