Vajzat shqiptare në Serbi, bëjnë shqiponjën  dykrenare

- Bota Sot

Vajzat shqiptare në Serbi, bëjnë shqiponjën  dykrenare

Partizani i Tiranës (vajzat) do të luajë sot ndeshjen e kthimit të vlefshme për “Europa Cup”, prej orës 18:00.

Këtë herë është transferta në Serbi, ndërsa përballë qëndron Spartaku i Suboticës. Këto të fundit e fituan ndeshjen e parë me rezultatin 0:5 në stadiumin “Niko Dovana”.

Sfida nuk pati shumë histori, pasi goli që zhbllokoi sfidën u shënua që në minutën e parë.

Kompeticioni në fjalë zhvillohet për herë të parë nga UEFA, ndërsa po ashtu është hera e parë që vajzat e kuqe provojnë si është të luash në Europë. Vetëm Vllaznia është klubi tjetër i Shqipërisë, që luan prej vitesh sistematikisht në kualifikueset e Europës pasi shpallet kampion.

Po ashtu ka provuar edhe ndjesinë e grupeve të Champions.

Partizani i vajzave ndodhet nga dita e djeshme në Serbi. Në foton e publikuar, nuk mund të mungonte simboli i shqiponjës dykrenare.

Raundi i parë në “Ëomen’s Europa Cup”, ndeshja e kthimit

Spartak Subotica – Partizani, ora 18:00.



Read it all at Bota Sot