Kur kthehet Amir Rrahmani?

- Bota Sot

Kur kthehet Amir Rrahmani?

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani pritet të rikthehet në fushë gjatë javës së ardhshme.

Rrahmani u lëndua në ndeshjen ndaj Zvicrës, ku Kosova humbi thellë 4:0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Lojtari kosovar u rikthye menjëherë në Napoli për t’i kryer testet mjekësore dhe u kuptua se ka të bëjë me një lëndim muskolar që do e linte atë jashtë fushave për më shumë se katër javë.

Në fakt, Rrahmani pritet të rikthehet më shpejt në fushë. Në mediat napolitane raportohet se mbrojtësi “dardan” do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Pisa-s në Serie A – që zhvillohet më datën 22 shtator (e hënë).

Rrahmani deri tani ka munguar vetëm një ndeshje me Napolin në Serie A. Gjthashtu ka humbur edhe sfidën me Manchester Cityn në UEFA Champions League..



Read it all at Bota Sot