Futbollisti shqiptar zgjidhet në formacionin e javës në Rumani

- Bota Sot

Futbollisti shqiptar zgjidhet në formacionin e javës në Rumani

Futbollisti shqiptar, Valon Hamdiu, po kalon një formë të mirë fizike tek skuadra rumune të AFC Unirea 04 Slobozia, e cila në javën që kaloi shënoi fitore si mysafirë kundër FC Hermannstadt (0-2).

Mesfushori defensiv ishtë ndër lojtarët më të merituar në triumfin e ekipit të tij.

Falë paraqitjes së tij, ai është përfshirë edhe në formacionin e javës në Rumani.

Hamdiu është titullar i padiskutueshëm tek skuadra e tij, duke munguar vetëm në ndeshjen ndaj FCSB nga Bukureshti.

Ai është me prejardhje nga fshati Opajë i komunës së Likovës-Kumanovës.

Hamdiu te AFC Unirea 04 Slobozia u transferua gjatë kësaj vere nga skuadra e Schafhausen e Zvicrës, ku është formuar si lojtarë.

Ndërkohë, ka sinjale që nëse vazhdon me paraqitje të tilla mund të marrë edhe ftesë nga selektori i Maqedonisë, Bllagoja Milevski.



Read it all at Bota Sot