Bledi Shkëmbi si kryetrajner i Struga Trim Lum ka regjistruar 5 fitore të njëpasnjëshme, duke u bërë trajneri me startin më të mirë në sezonin e tij debutues.
“Megjithatë, para Shkëmbit është tashmë një sfidë me serioze, për të thyer rekordin e ish trajnerit, Srgjan Zaharievski…
Sezoni i ri për Struga Trim Lum, ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. 5 fitore nga po aq ndeshje, janë treguesi më i mirë për këtë sukses të jashtëzakonshëm, për të cilin pa dyshim se meritat e tij i ka edhe trajneri, Bledi Shkëmbi.
Strategu nga Korça nuk njeh disfatë në ndeshjet zyrtare me Struga Trim Lum, ndërsa 5 fitoret e njëpasnjëshme e bëjnë atë trajnerin me startin më të mirë në sezonin debutues ne historinë e klubit tonë.
Shkëmbi debutoi me fitoren 2:0 përballë Makedonija Gj.P, për të vijuar më pas me fitoret ndaj KF Arsimit në transfertë (2:1), Rabotniçkit në shtëpi (2:0), Bashkimit në Kumanovë (5:0) dhe së fundmi kundër Tikveshit (3:0) në Strugë.
Ndërkohë, para tij sot është edhe një sfidë tjetër tepër e rëndë, përballja ndaj kampionit aktual, Shkëndijës.
Mbetet të shihet, nëse Shkëmbi do të kalojë me sukses edhe këtë pengesë, për të vijuar më pas drejt rekordit që aktualisht e mban Srgjan Zaharievski, që në edicionin 2022/23, kishte regjistruar 8 fitore të njëpasnjëshme.
Kujtojmë, atë edicion, Struga Trim Lum për herë të parë ishte shpallur edhe kampione e Maqedonisë së Veriut”, njofton FC Struga Trim Lum.