Teuta ka fituar në shtëpi përballë Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të Superiores, sfidë kjo e prapambetur.
Dueli i zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve.
Goli i shënua që në minutën e 23-të nga kapiteni Kotobelli. Ndërkohë që në këtë sfidë u dhanë edhe dy kartonë të kuq. Si fillim ishte Vidal i Teutës në minutën e 16-të, ndërsa në të 57-tën u ndëshkua Tiago Nani i dinamovitëve.
Pas këtij triumfi, Teuta shkon në kuotën e 5 pikëve, duke mbajtur vendin e 3-të në tabelë. Në krahun tjetër me 3 pikë pas 3 ndeshjesh, “djemtë” e Ilir Dajës renditen të 7-ët..