Futbollisti Berat Sadik ishte fatal për Shkupin.
Tikveshi i Kavadararit para shikuesve të vet e ka mposhtur me rezultat 1:0 skuadrën shqiptare Shkupi.
Sadik ka shënuar në minutën e 27-të të takimit.
Shkupi ka pësuar humbjen e gjashtë rresht dhe mbyllë fundin e tabelës (i 12-ti) me 0 pikë.
Tikveshi renditet në vend të nëntë me 5 pikë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.