Humbja në Durrës dhe kartonët e kuq, Ilir Daja tregon bisedën me Jorgjin

- Bota Sot

Humbja në Durrës dhe kartonët e kuq, Ilir Daja tregon bisedën me Jorgjin

Teuta ka fituar në shtëpi përballë Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të Superiores, sfidë kjo e prapambetur.

Dueli i zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve. Në përfundim të kësaj sfide ka folur trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja.

“Klubi pagoi detyrimet financiare dhe prandaj u ktheva, nuk është se më fali Komisioni.

Ndeshja? Po të filloj të justifikohem do të kem kundër gjithë opinionin. Durrësi e meritoi për shkak të sakrificës dhe dëshirës që kishin për rezultat.

S’kam asgjë me Teutën, por nëse janë bërë më shumë se 12 minuta lojë efektive... Këtë i thashë arbitrit kryesor, nuk i fola fare për kartonët e verdhë apo të kuq.

Përgjigja e tij ishte: ‘Ju e keni në dorë!’ Unë kam në dorë ekipin tim, nëse ekipi im shtrihet, okej. Në momentin që Teuta doli me një lojtar mangët, ne po luanim sikur e fituam ndeshjen.

Ndeshja ndonjëherë bëhet më e vështirë kur ke një lojtar më shumë. Në këtë rast ne duhet të shtonim edhe një rast më shumë.

Kërkuam të ndryshonim në pjesën e dytë, krijuam një volum të madh, por në fund fare ne trajnerët kemi për detyrë të dërgojmë lojtarët deri tek zona e golit. Më vonë është merita e tyre për të shtyrë topin në rrjetë apo jo. Kishim rastet tona, u përpoqëm me të gjithë mënyrat. Po na mungon Guindo, por edhe eksperienca e pakët që Hekuran Berisha ka, për të bërë ato që bënin Itodo dhe Zabërgja.

Të them të drejtën që kishim situata me spunto, por nuk kishin rrezikshmëri, kishte tranzicione nga gjysmëfusha e tyre deri në mesin tjetër të gjysmëfushës. Ajo që duhej të bënim ne, duhej të bënim të njëjtën gjë kur ne humbnim ne topin. Një nga armët e futbollit është tranzicioni negativ. Këtë nuk e bëmë në 15 minutat e para.

Gabime në pasime dhe nervozizëm, ndikon lodhja e Europës? Besoj që jo sepse ajo ndërprerje e ekipeve kombëtare na bëri mirë për të grumbulluar disa energji, por na uli ritmin që kishim nga Europa.

Sot nuk është se u panë shenja lodhje.

Lojtarët kishin kondicion dhe ritëm deri në fund. Problemet e tjera ishin të strategjisë që duhej të përdornim kur ne ishim me një lojtar më shumë.

Hekuran Berisha, mund të futej më shpejt?

Ai është një lojtar që ka një të ardhme të mirë sepse ka potencial individual. Vjen nga një kampionat që është i barabartë me kampionatin tonë, pra vjen nga Kosova. Por problemi është se në zona të vogla, ai ka vështirësi të veprojë, pasi është staturë e lartë dhe kështu që ne nuk përdorim lojën me krosime. Kështu që nuk ishte një ndeshje për Hekuran Berishën, prandaj tentuam që në momentet e fundit ta hidhnim në fushë”, tha Daja pas ndeshjes.



Read it all at Bota Sot