19 tifozë të Atalantës të arrestuar në Paris pas përplasjeve me ultrasit e PSG-së

- Bota Sot

19 tifozë të Atalantës të arrestuar në Paris pas përplasjeve me ultrasit e PSG-së

19 tifozë të Atalantës janë arrestuar në Paris pas përplasjeve të ndodhura të martën në mbrëmje në qendër të kryeqytetit francez, në prag të ndeshjes së Champions League, kundër kampionëve në fuqi të PSG-së.

Sipas radios lokale Europe 1, incidentet shpërthyen pranë Centre Pompidou dhe Les Halles, kur dy grupe ultrasish, të Atalantës dhe të PSG-së, u përplasën në Rue des Lombards.

Disa persona, me fytyra të mbuluara, shkaktuan dhunë dhe dëme materiale.

Në vendngjarje ndërhynë forcat e Drejtorisë së rendit publik dhe qarkullimit (DOPC), të cilat arrestuan 19 persona për akte dhune, në disa raste edhe me armë, dhe dëmtim prone.

PSG-ja deklaroi se individët që morën pjesë në këto përleshje dhe që thirren si mbështetës të klubit parisien, janë përjashtuar prej kohësh nga ‘Parc des Princes’ dhe nuk i përkasin CUP-it, i vetmi grup ultras i njohur zyrtarisht nga klubi kampion i Europës në fuqi.



Read it all at Bota Sot