KEK-u pas humbjes së sotme me rezultat 3:0 nga Vjosa në Shtime, në kuadër të javës së shtatë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, mbetet pa kryetrajner.
Afrim Visoka jep dorëheqje, lajmin e ka konfirmuar vet klubi.
“Pas përfundimit të ndeshjes KEK-u – Vjosa, trajneri Afrim Visoka ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës sonë.
Presidenti i klubit, Besnik Mjeku, në emër te të gjithë FC KEK-ut e falënderon trajnerin Afrim Visoka për përkushtimin, dashurinë dhe energjinë që tregoi gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë.
Vullneti dhe dëshira e tij për të arritur rezultate edhe më të mira ishte gjithmonë e madhe dhe e sinqertë.
FC KEK i uron trajnerit Afrim Visoka shumë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm profesional”, njofton FC KEK-u.
“Elektricistët” renditen në vend të 15-të me 6 pikë të mbledhura.